Të dhënat teknike
Izolues dhe ngjitës poliuretani me një modul të elasticitetit të lartë.
I përbërë nga një komponentë, i gatshëm për përdorim, thiksotropik dhe me ngrirje të shpejtë, Mapeflex PU45 është një produkt unik për të realizuar izolime dhe lidhje fleksibile në mes të materialeve që përdoren në industrinë e ndërtimtarisë.
Ky produkt është ideal për mbushje fleksibile në lidhje zgjeruese të brendshme e të jashtme dhe për lidhje vertikale filetuese. Po ashtu është i punuar enkas për mbushjen e lidhjeve horizontale në dysheme industrial e civile, përfshirë edhe ato me qarkullim e trafik të dendur.
Mapeflex PU45 ka kaëacitet për kompensimin e lëvizjes deri në 20% të gjerësisë së (fugës).
Duke iu falënderuar efektit të tij thithës, në rastet kur përdoret si ngjitës fleksibil mund të aplikohet për pajisje të ndryshme të lehta pa pasur nevojë të përdoren gozhda, bulona, ose lidhësa mekanike.
Mapeflex PU45 aplikohet lehtë në pikat e lidhjes, gjë që e bëjnë ideal për lidhje fleksibile ndërmjet pajisjeve dhe gjërave të ndryshme të montuara të brendshme e të jashtme siç janë përshtatja e dërrasave, pllakat për mveshje, panelet izoluese, pragjet e dyerve, bazat e dritareve, parapetet, zhvendosja e lokalizuar e dyshemesë dhe e elementeve të drrasimit, ornamenteve të dritareve, profilet dekorative, llajsneve, tabelave dhe kanaleve për kabllot.
Përshtatet me të gjitha substratet minerale absorbuese, me sipërfaqet metalike, sipërfaqet e ngjyrosura, drurin, gurin, tulla, çelç dhe gips. Zakonisht nuk kërkohet shtresa e parë (bazë).
Pasi të jetë polimerizuar, Mapeflex PU45 mund të ngjyroset me ngjyrë që përdoret zakonisht në industrinë e ndërtimtarisë.
Rezistenca ne temperature : -40ºC deri +70ºC
Certifikimet: ISO 11600 F 20 HM dhe GEV EMICODE EC1 R.
Ngjyrat në dispozicion