Adesilex P10
Adesilex P10 eshte nje pluhur fin dhe i bardhe, I perbere nga cimento, inerte te seleksionuara, rezine sintetike dhe aditive speciale, sipas nje formule te zhvilluar ne laboratoret e kerkimit MAPEI.
Adesilex P10 i perziere me sasine e duhur te ujit transformohet ne nje llac me keto karakteristika:
- Me ngjyre te bardhe qe nxjerr ne pah tonalitetet e mozaikeve te xhamit te ngjyrosur.
- Shume pastoz dhe i lehte per t’u punuar.
- Me aftesi ngjitese shume te mire me te gjithe materialet e perdorura ne ndertim.
- Me tizotropi shume te larte, kur aplikohet vertikalisht nuk rrjedh dhe nuk lejon rreshkitjen e pllakes, edhe nese kjo e fundit eshte e rende.
- Me aftesi mesatare per te eliminuar deformimet e suportit dhe te pllakave.
- Koha e hapur dhe koha e rregjistrimit jane shume te gjata, te cilat lehtesojne punimin.
DISA SHEMBUJ TE APLIKIMITAdesilex P10 perdoret per:
- Ngjitjen e mozaikeve te xhamit, qeramikes dhe mermerit mbi suva me baze cimento ose llaci, duke u nisur nga lart drejt pjeses se poshtme.
- Ngjitjen e mozaikeve mbi suporte te pervijezuar pa rreshkitur pllakezat.
- Ngjitjen e mozaikeve ne pishina mbi suva ose suport te hidroizoluar me Mapelastic.
- Ngjitjen e mozaikeve mbi panele kartonxhesi.
- Ngjitjen e mozaikeve mbi veshje qeramike ekzistuese vetem ne ambjente te brendshme.
- Ngjitjen e pllakave te qeramikes me permasa tevogla ne pishina dhe ne fasada (me format jo me te madh se 300 cm2).
- Ngjitjen e pllakave te qeramikes te cdo lloji, koto dhe material guri, mjaft qe te jene te qendrueshme dhe te pandjeshme ndaj lageshtise.