Mapegrout Tissotropico

Mapegrout Tissotropico

Mapegrout Tissotropico eshte llac i parapergatitur ne forme pluhuri, i cili perbehet nga cimento me rezistence te larte mekanike, agregate te perzgjedhura, aditive speciale dhe fibra sintetike, sipas nje formule te zhvilluar ne laboratoret e kerkimit MAPEI Mapegrout Tissotropico perzihet me uje dhe tansformohet ne nje llac me punueshmeri te lehte, qe mund te aplikohet ne siperfaqe horizontale dhe vertikale, ne trashesi te medha dhe pa perdorimin e armatures. Pas aplikimit, Mapegrout Tissotropico duhet te ruhet dhe te stazhionohet ne ambiente me lageshtire, ne menyre qe te zhvillohet plotesisht fenomeni ekspansiv. Mapegrout Tissotropico mund ti shtohet 0.25-0.5 % aditiv Mapecure SRA, i cili eshte nje aditiv special qe redukton tkurrjet plastike dhe hidraulike. Mapegrout Tissotropico ne gjendje te ngurtesuar zoteron cilesite dhe karakteristikat e meposhtme:

  • Rezistence shume te larte mekanike ne shtypje dhe ne perkulje
  • Moduli i elasticitetit, koeficenti i bymimit termik dhe koeficienti i pershkueshmerise se avullit te ujit jane te njejte me ato te betoneve me cilesi te larte• Papershkueshmeri nga uji
  • Ngjitje e perkryer me betonin, duke lagur me pare siperfaqen dhe duke trajtuar hekurat e armatures me Mapefer

FUSHAT E APLIKIMIT
  • Riparimi i strukturave te demtuara te betonit, mbi siperfaqe horizontale dhe vertikale. Shembuj te aplikimit
  • Riparimi i strukturave te betonit, riparimi i cepave te shtyllave dhe trareve mbajtes, riparimi i pjeseve ballore te balkoneve, te cilat shkaktohen nga oksidimit i hekurave te armatures
  • Riparimi i shtreses qe mbulon hekurat e armatures
  • Riparimi i defekteve siperfaqesore dhe i bashkimit te derdhjeve te betonit, mbushja e gropave te distanciatoreve te armatures
  • Mbushja e xhuntove jo te levizshme
  • Riparimi i siperfaqeve te demtuara nga abrazioni (kanale, dysheme industriale, rampa per garazhde, etj)
  • Riparimi i mureve te tuneleve
  • Riparimi i kembeve te urave te rrugeve, autostradave, hekurudhave, etj

PDF Mapegrout Tissotropico