Mapefloor System 91
Sistem epoksid ne forme llaci pa solucione tretese per dysheme industriale me trashesi 6-15 mm dhe per rekuperimin e dyshemeve te vjetra
Produktet e perdoruara:
- PRIMER SN,
- MAPEFLOOR I 900,
- MAPEFLOOR I 300 SL,
- MAPEFLEX PU 21,
- QUARZO 0.5,
- QUARZO 0.25
PERSHKRIMI
MAPEFLOOR SYSTEM 91 eshte sistem epoksid ne forme llaci per trajtimin e dyshemeve industriale, te cilat perftojne rezistence te larte mekanike dhe kimike, papershkueshmeri ndaj vajrave dhe elementeve agresive, rezistence te larte ndaj lavazheve te vazhdueshme dhe levizjeve te karrocave dhe mjeteve te tjera levizese. Dyshemet e trajtuara gjithashtu behen te lemuara dhe te parreshqitshme dhe me pamje te bukur estetike.
FUSHAT E PERDORIMIT
MAPEFLOOR SYSTEM 91 aplikohet ne dysheme industriale me trafik normal dhe te renduar, si: magazina, supermarkete, zona depozitimi dhe prodhimi edhe kur ka levizje te mjeteve me rrota. Sistemi ben te mundur ne kohe te shpejte edhe rekuperimin dhe riparimin e pendencave dhe defekteve te ndryshme te dyshemeve te betonit.
MAPEFLOOR SYSTEM perdoret, ne:
- Industrine kimike dhe farmaceutike, ne zonat e magazinimit dhe perpunimit
- Industrine ushqimore, ne zonat e prodhimit dhe te depozitimit te mallrave, edhe mbi siperfaqeku ka trafik normal dhe te renduar
- Magazina te mekanizuara, ne te gjitha zonat
- Lokale te ftohta, ne zonat e magazinimit
- Ambiente ku nevojitet te riparohen dyshemete e demtuara