Mapefloor System 53
Sistem epoksid ne dispersion ujor, oa, autonivelues, i pershkueshem nga avulli, pa solucione tretese, per dysheme industriale me trashesi 4 mm
Produktet e perdorura:
- MAPECOAT I 600 W,
- MAPEFLOOR I 500 W ,
- QUARZO 0.5
PERSHKRIMI
MAPEFLOOR SYSTEM 53 eshte nje sistem epoksid autonivelues. Me kete sistem eshte e mundur te lyhen dysheme industriale, te cilat perftojne rezistence te larte kimike, papershkueshmeri ndaj vajrave dhe elementeve agresive, rezistence te larte ndaj lavazheve te vazhdueshme dhe levizjeve te kembesoreve dhe mjeteve me rrota. Dyshemete e trajtuara me MAPEFLOOR SYSTEM 53 kane pamje te bukur estetike, nuk permbajne solucione tretese dhe jane pa arome.
FUSHAT E PERDORIMIT
Aplikimi i MAPEFLOOR SYSTEM 52 behet ne dysheme industriale me trafik normal dhe te renduar, si: magazina, zona te depozitimit te mallrave, parking dhe garazhe te mbuluar, zona te levizjes se kembesoreve dhe mjeteve me rrota. MAPEFLOOR SYSTEM 53 eshte I pershtatshem edhe per parking dhe garazhe nentokesore dhe eshte i aplikueshem mbi siperfaqe betoni pas vetem 4 ditesh nga hedhja e betonit. Siperfaqet e trajtuara paraqiten te lemuara dhe te sheshta.
MAPEFLOOR SYSTEM 53 perdoret ne:
- Industrine kimike dhe farmaceutike, ne zonat magazinimit dhe te prodhimit
- Industrine ushqimore, ne zonat e prodhimit dhe te magazinimit, ne zonat me trafik normal dhete renduar, ne zonat e prodhimit ku nuk ka prani te vazhdueshme te ujit per prodhim
- Ne magazina te mekanizuara, ne te gjitha zonat
- Ne qendra tregtare, ne zonat me trafik te renduar te kembesoreve dhe mjeteve me rrota
- Ne ambiente te ftohta, ne zonat e depozitimit te mallrave
- Ne ambiente sterile, laboratore dhe spitale, me perjashtim te sallave te operacioneve