Mapefloor System 51

Mapefloor System 51

Sistem epoksid ne dispersion ujor, opak, me shume shtresa, i pershkueshem nga avulli, pa solucione tretese, per dysheme industriale me trashesi 3 mm

Produktet e perdorura:

  • MAPEFLOOR I 500 ,
  • QUARZO 0.5

PERSHKRIMI
MAPEFLOOR SYSTEM 51 eshte nje sistem epoksid me shume shtresa. Me kete sistem eshte e mundur te lyhen dysheme industriale, te cilat perftojne rezistence te larte kimike, papershkueshmeri ndaj vajrave dhe elementeve agresive, rezistence te larte ndaj lavazheve te vazhdueshme dhe levizjeve te kembesoreve dhe mjeteve me rrota. Dyshemete e trajtuara me MAPEFLOOR SYSTEM 51 kane pamje te bukur estetike, nuk jane te rreshqitshme, nuk permbajne solucione tretese dhe jane pa arome.

FUSHAT E PERDORIMIT
Aplikimi i MAPEFLOOR SYSTEM 51 behet ne dysheme industriale me trafik normal dhe te renduar, si: magazina,zona te depozitimit te mallrave, parking dhe garazhe te mbuluar, zona te levizjes se kembesoreve dhe mjeteve me rrota. MAPEFLOOR SYSTEM 51 eshte i pershtatshem edhe per parking dhe garazhe nentokesore dhe eshte i aplikueshem mbi siperfaqe betoni pas vetem 4 ditesh nga hedhja e betonit.

MAPEFLOOR SYSTEM 51 perdoret ne:
  • Industrine kimike dhe farmaceutike, ne zonat magazinimit
  • Ne ambiente sterile, laboratore dhe spitale, ne zonat e depozitimit
  • Ne magazina te mekanizuara, ne te gjitha zonat
  • Ne qendra tregtare, ne zonat me trafik te renduar kembesoresh dhe ne zonat e depozitimit temallrave
  • Industrine ushqimore, ne zonat e magazinimit dhe ne zonat ne trafik te lehte
  • Ne ambiente te ftohta, ne zonat e depozitimit te mallrave
  • Ne kantina dhe depozita, ku suporti ka permbajtje te larte lageshtire

PDF Mapefloor System 51