Mapefloor System 31
Sistem epoksid pa solucione tretese, me shume shtresa, per dysheme industriale me trashesi 0.8-1.2 mm
Produktet e perdorura:
- PRIMER SN,
- MAPEFLOOR I 300 SL,
- QUARZO 0.5,
- QUARZO 0.25
PERSHKRIMI
MAPEFLOOR SYSTEM 31 eshte sistem epoksid me shume shtresa. Me kete sistem eshte e mundur te lyhen dysheme industriale, te cilat perftojne rezistence te larte kimike, papershkueshmeri ndaj vajrave dhe elementeve agresive, rezistence ndaj lavazheve te vazhdueshme dhe ndaj levizjeve te karrocave apo mjeteve te tjera levizese. Dyshemete e trajtuara me MAPEFLOOR SYSTEM 31 kane pamje te bukur estetike.
FUSHAT E PERDORIMIT
Aplikimi i MAPEFLOOR SYSTEM 31 behet ne dysheme industriale me trafik normal ose te lehte, si: magazina, zona te depozitimit te mallrave, parking dhe garazhe te mbuluara, ne zonat e kembesoreve dhe te levizjes se karrocave.
MAPEFLOOR SYSTEM 31 perdoret ne:
- Industrine kimike dhe farmaceutike, ne zonat e magazinimit
- Industrine ushqimore, ne zonat e magazinimit, ne zonat e prodhimit dhe te trafikut te lehte
- Ne ambiente sterile, laboratore dhe spitale, ne zonat e depozitimit
- Lokale te ftohta, ne zonat e magazinimit
- Ne magazina te mekanizuara, ne te gjitha zonat
- Ne qendra tregtare, ne zonat e kembesoreve dhe te depozitimit te mallrave