Mapeband WPS

Mapeband WPS

Membranë e lëngët fleksibile me tharje të shpejtë për izolim të brendshëm nga uji.

Përdorimet: 
Membranë e lëngët për izolim nga uji për sipërfaqe të brendshme.
Mapegum WPS mund të përdoret në të gjitha shtresat e bazës si për shembull: muret me pllaka gjipsi (allqie), glazurat e gjipsit dhe të çimentos, blloqe të lehta betoni, druri, pllakat ekzistuese të qeramikës, substratet e çimentos e të anihidrateve, substratet e drurit, magneziti, asfalti i nxehtë i posashtruar. Izolim kundër ujit për muret e dyshemetë e banjos e të dushit para instalimit të pllakave të qeramikës dhe të gurit natyror, Izolim kundër ujit për dyshemetë dhe muret e kuzhinës dhe për pjesën e epërme të dollapeve para instalimit të pllakave të qeramikës.

Shënim: Mapegum WPS është certifikuar nga këto institute si membranë për izolim nga uji për ambiente të lagështa, për përdorim nën sipërfaqe të mveshura me pllaka.
– Säurefliesner (Germany): testuar në përputhje me standardet e tanishme. 
– Instituti Kombëtar Suedez për Testim dhe Hulumtime (Suedi): testuar në pajtim me standardet BKR (Këshilli i Ndërtimtarisë dhe Qeramikës).
– Instituti Norvegjez i Hulumtimeve dhe Ndërtimtarisë: testuar në pajtim me standardet e tanishme.

Të dhënat teknike: Formimi i shtresës sipërfaqësore: 1 orë. Tharja e plotë (2 mm trashësi në 23°C): 5 orë. Koha e pritjes: 1-2 orë në mes të secilës shtresë; 12-24 orë para vendosjes së qeramikës; Ngjyra: e hirtë e çelur.

Aplikimet: 
me shpatull, me cilindër ose me sprucime (sprej).

Ruajtja: 24 muaj. Mbrojtja nga ngricat. Shpenzimi 1.5 kg/m2 për mm trashësi.

Paketimi: Fuçi prej 5, 10 dhe 25 kg.

PDF Mapeband WPS