Kerapoxy DESIGN

Kerapoxy DESIGN

Përbërja e materialit:
Llaç ngjitës prej dy komponentësh, i rezistueshëm ndaj acideve, për lidhjen e pllakave (në dispozicion janë 15 ngjyra), ideal për mozaikë të xhamit. Mund të përdoret edhe si ngjitës.


Përdorimet: Fugë dekorative për pllaka artistike të brendshme e të jashtme dhe sidomos për mozaikë të xhamit.

I përshtatshëm edhe për lidhje rezistente ndaj acideve në të gjitha substratet (bazat) e zakonshme të ndërtimtarisë. Shtresa e sipërme me dukje margaritari e thekson efektin final estetik të materialeve të dorës së fundit. Kerapoxy Design mund të përzihet edhe me MapeGlitter për të krijuar efekte të caktuara speciale. - Mbushja me fugë e dyshemeve me sipërfaqe më të madhe dhe material për shtresën e fundit në ambiente industriale (fabrika të galvanizimit, hapësirat përpunuese, dhomat e baterive, fabrikat e letrës e të tjera), ku kërkohet rezistence e larte mekanike dhe rezistencë ndaj acideve. - Fuga të dyshemeve dhe material të shtresës së fundit në industrinë e prodhimeve ushqimore (fabrikat e qumështit, të djathit, në reparte të fermentimit, bodrume të verës, fabrika për përpunimin e mishit, fabrika të pasterizimit e të tjera), në dyqane dhe në ambiente ku kërkohet nivel i lartë i pastërtisë (dhoma të akulloreve, mishtore të tjera). - Pishina, banja termale, etj.

Të dhënat teknike: Kohëzgjatja e aplikimit në kovë: 45 minuta. Kohëzgjatja ne ambient te hapur (si ngjitës): 30 minuta. Koha e lidhjes (si ngjitës): 60 minuta. Shfrytëzimi fillestar për qarkullimi me ngarkesa te lehta- në këmbë: përafërsisht pas 24 orëve. Shfrytëzimi përfundimtar për qarkullim: pas katër ditësh, sipërfaqja mund t’i ekspozohet edhe ndikimeve kimik.

Ngjyrat: 8: 700 neutrale, 702 e hirtë e argjedtë, 710 e bardhë e akulltë, 716 vjollcë, 720 e hirtë e margaritarit, 728 e hirtë e mbyllur, 729 e verdhë Sahara, 730 e gjelbërt e çelur, 731 e kaftë e mbyllur, 740 e kaltërt, 744 e portokalltë mandarine, 750 e kuqe, 760 e artë, 770 antracite, 799 e bardhë.

Vuarja ne veper: me shpatull gome MAPEI. Shtresa e dyte: shpuza MAPEI. Ruajtja: 24 muaj. Shpenzimi varësisht nga madhësia e lidhjes. Për mozaikë (madhësia 2x2 cm) përafërsisht 1.4 kg/m2. Paketimi Njësi 3 kilogram.

PDF Kerapoxy DESIGN